30 Prill 2024

Policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona

Prishtinë, 16 tetor - Sot në mëngjes, policia e EULEX-it i ka arrestuar tre persona të dyshuar se janë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë.

Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012.

Ky operacion tashmë ka përfunduar dhe seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet të martën pasdite para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.

Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)