06 Maj 2024

Policia bastisë qendrën korrektuese në Dubravë

Dubravë, 1 tetor - Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot është duke u kryer një bastisje në qendrë korrekutese në Dubravë të Istogut.

"Me vendim të Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe me pëlqim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë është duke u kryer një bastisje", thuhet në njoftimin e Ministrisë se Drejtësisë.

Qëllimi i kësaj bastisje sipas ministrisë është parandalimi i dukurive negative në këtë qendër.

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se të gjeturat e Policisë së Kosovës në këtë bastisje do të trajtohen dhe për çdo përgjegjës do të merrën masa disiplinore.

Me këtë rast, Ministria e Drejtësisë falënderon Policinë e Kosovës për punën shumë korrekte dhe profesionale, po ashtu edhe Prokurorinë dhe Gjykatën e Qarkut në Pejë për mbështetje e dhënë.

Bastisja ka filluar dhe ka përfunduar pa asnjë problem.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)