04 Maj 2024

Policia arreston tre të dyshuar për mashtrim me viza

Prishtinë, 15 mars - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se dje Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) - Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale mashtrim në tentativë.

Pas grumbullimit të informatave gjatë procedurës paraprake hetimore lidhur me lajmin i cili është publikuar edhe në media me titull : “Kosovarët blejnë një vizë 4000 deri 6000 mijë euro”, hetuesit e DHKEK-së kanë arrestuar tre të dyshuar kosovar shqiptar: E. K, M. K dhe F.  S.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)