26 Prill 2024

Policia arreston të dyshuarin për mashtrim, ishte në kërkim nga viti i kaluar

Prishtinë, 5 prill - Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore dhe operative dhe pranimit të  informatës se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim, gjendet në një lokal në Prishtinë,  Njësia për Hetime Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me  Njësinë ‘Fast Ilecu’, ka bërë arrestimin e të dyshuarit. M.K. (1986) për veprën penale “Mashtrim”.

Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari  me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim.

Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare.

 Me këtë rast Policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit  personin në fjalë,  e ka shpallur në kërkim policor.

Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy  urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)