15 Maj 2024

Policia arreston kirurgun për marrje të ryshfetit

Prishtinë, 28 tetor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjilan, gjatë një pune operative - hetimore ka arritur që të arrestojë mjekun L. M., kirurg nё spitalin rajonal të Gjilanit, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit’’.

I dyshuari i ka kërkuar dhe njëkohësisht i ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 500€, nё zyrën e tij (qendrën spitalore në Gjilan) nga një qytetar, me qëllim që ta operojë nënën e tij, e cila lëngonte nga një sëmundje në mëlçi.

E tërë puna operativo- hetimore është kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent , i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar urdhrin e ndalimit policor për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)