29 Prill 2024

Policia arreston edhe një serb për sulmin ndaj gazetarëve

Prishtinë, 19 qershor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se se ka arrestuar edhe një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor.

Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit serb, i identifikuar me iniciale, U.V.

Policia ka thënë se arrestimi është kryer në orët e hershme të 19 qershorit në një fshat të Leposaviqit.

"Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023."

"Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë", u tha në njoftimin e policisë.

Ky është personi i tretë që arrestohet për sulmet ndaj gazetarëve, të cilët po raportojnë nga veriu i Kosovës, që kur janë rritur tensionet më 26 maj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)