05 Maj 2024

Policia arreston dy të dyshuar për kultivim të narkotikëve

Prishtinë, 8 gusht - Dje rreth orës 15:00, Njësia rajonale për hetimin e trafikimit me narkotikë në Prizren, ka pranuar një informacion se në një fshat të komunës së Rahovecit ka të mbjella bimë që dyshohet të jenë të llojit kanabis. 

Hetuesit policorë me të marrë informatën së bashku më zyrtarët policorë të stacionit policor në Rahovec kanë zhvilluar një operacion të koduar “TEHA”. 

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dy shtëpi të të dyshuarve dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit F. J., lindur më 1977, janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale: një revole e tipit Pjetro Bereta, një karikator me 9 fishekë, një revole e tipit Valter 7.65 mm, një karikator me 3 fishekë, një plastikë e thatë e municionit, një revole shkrepës dhe një xhip Isuzi me ngjyrë të verdhë, në të cilën ishte një cisternë plastike 500 l. dhe një gyp i plastikes, gyp ky i cili është shfrytëzuar për bartje të ujit për ujitje të bimëve të dyshuara.

Ndërkaq te i dyshuari R. J. lindur më 1968 është gjetur dhe konfiskuar po ashtu si provë materiale një revole model M 57 kalibër 7.62mm,

Hetuesit policorë më pas kanë vazhduar në vendin e ngjarjes të quajtur Pisjak në fshatin Celin ku në brendësi të pyllit në një hapësirë prej tre ari e 21 metra janë zbuluar dhe konfiskuar 145 bimë Kanabis të kultivuara me gjatësi 130 cm, Një cisternë plastike 500 l. me një gyp të plastikës, katër kova plastike me ngjyrë të zezë me pesticide të cilat i kanë përdorur për rritjen e bimëve, dy thasë të plastikës të cilat kanë pasur pleh kimik, dy kova me ngjyrë te bardhë, dy bakaj plastikë me ngjyrë të bardhë me njësi matëse dhe një lopatë e vogël të cilën e kanë përdorur për kultivim.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori publik i Qarkut në Prizren dhe me autorizim të tij personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)