03 Maj 2024

Policia arreston dy persona të dyshuar

Prishtinë, 26 nëntor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të shtunen ka realizuar operacionin policor të koduar “Skimer”, me ç’rast ka arrestuar dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo kreditit”.

Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike bazuar në informacionin paraprak kanë identifikuar dy persona të dyshuar të cilët kishin vendosur në një bankomat në Prishtinë pajisje për vjedhjen e të dhënave bankare të klientëve që ndryshe njihen si skimming devices.

Personat e arrestuar janë: një mashkull maqedonas, shtetas i Maqedonisë, dhe një mashkull shqiptar kosovar.

Të dy personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo kreditit”.

Gjithashtu është arritur që të sigurohen informacione edhe për persona tjerë të dyshuar, pjesë e grupit të dy të dyshuarve të arrestuar.

Me autorizim të prokurorit përkatës është kryer kontrollimi i shtëpisë dhe automjetit të të dyshuarit, me ç’ rast janë konfiskuar në cilësi të provave materiale: një shtëpizë kompjuterike, 2 kompjuterë llap-top, pajisje të modifikuara që vendosen në bankomate për vjedhjen e të dhënave bankare të klientëve si dhe elemente tjera përcjellëse për leximin e këtyre pajisjeve, fatura bankare, kartela telefonike (mobil) dhe aparate telefonikë mobil.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë ndërmarrë  në konsultim me prokurorin përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për vazhdim të procedurës së mëtutjeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)