05 Maj 2024

Policia arreston dy persona për “Kanosje” brenda në xhami

Pejë, 25 mars - Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:30, zyrtarët policor të  stacionit policor në Klinë të Pejës, kanë pranuar një informacion për një rast “Kanosje” i cili kishte ndodhur në xhamin e qytetit të Klinës.

Zyrtarët policor të njësitit patrullues dhe zyrtarët policor të hetimeve kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore duke ju përgjigjur këtij informacioni dhe në vendngjarje kanë takuar palën ankuese, i cili ka deklaruar se dy persona të dyshuar pas faljes së namazit e kishin kërcënuar përmes shenjave kërcënuese - prerje në fyt.

Bazuar në deklaratën e tij si dhe bazuar në informacionet e pranuara përmes një dëshmitari, zyrtarët policor kanë arritur që ta identifikojnë njërin prej të dyshuarve (F. K. nga Komuna e Klinës), i cili më pas është arrestuar.

Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante është vënë edhe në kërkim të personit të dytë të dyshuar (L.B. po ashtu nga Komuna e Klinës), i cili pas disa orëve të kërkimit të tij, diku rreth orës 19:20 është arritur që të arrestohet dhe të dërgohet në stacionin policor.

Vlen të potencohet se i dyshuari i parë (F.K.) pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt, përderisa i dyshuari i dytë (L.B) është në procedure të intervistimit dhe pritet vendimi i prokurorit përkatës për procedura të mëtutjeshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)