03 Maj 2024

Plagoset një pjesëtar i FSK-së

Mitrovicë, 17 shtator - Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është plagosur rëndë nga një pjesëtar tjetër i kësaj force. Merret vesh se plagosja ka ardhur pas një zënke në mes të dy pjesëtarëve të FSK-së në rajonin e Mitrovicës.

Po ashtu raportohet se plagosuri është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë që policia është duke hetuar rastin.

Sipas zëdhënësit rajonal të Policisë së Kosovës, Besim Hoti, Policia ka marrë një informacion se sulmi ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt, me ç’rast një person ka marrë plagë të rënda nga armët e zjarrit dhe se gjendja e tij është kritike.

Hoti ka shtuar se policia ka konfiskuar një armë dhe ka arrestuar një person në lidhje me rastin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)