02 Maj 2024

PK: Në Veri, janë zhvilluar protesta

Prishtinë, 8 shtator - Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se në disa qytete veriore ka pasur tubime protestuese.

Sipas policisë, këto protesta janë mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

“Rreth 1 mijë persona të grumbulluar, që konsiderohen punonjës të qendrës spitalore dhe të shtëpisë së shëndetit në veri të Mitrovicës, kanë marshuar në rrugët e qytetit, deri tek ura kryesore e lumit Ibër, duke shënuar një protestë të qetë për gjysmë ore”, thuhet në deklaratën për shtyp të policisë së Kosovës.

Gjithashtu ditën e sotme protesta të ngjashme janë shënuar edhe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposavic, por gjatë zhvillimit të tyre nuk ka pasur incidente. Sipas policisë, këto protesta janë të motivuara me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Në fund të njoftimit nga policia e Kosovës, thuhet se situata e përgjithshme e sigurisë, pas përfundimit të protestave, paraqitet e qetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)