19 Maj 2024

PK, EULEX dhe KFOR garantojnë zgjedhjet komunale në Mitrovicë

Prishtinë, 21 shkurt - Aspektet e sigurisë për zgjedhjet komunale në pjesën veriore të Mitrovicës që do të mbahen të dielën më 23 shkurt, janë planifikuar me kujdes dhe janë bashkërenduar ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Policia e Kosovës, si reagues i parë, do të jetë e pranishme jashtë qendrave të votimit dhe në hapësirat tjera të rëndësishme, e përkrahur në mënyrë të dukshme nga EULEX-i, si reagues i dytë. KFOR-i, reaguesi i tretë, po ashtu do të jetë i dukshëm në afërsi të qendrave të votimit, i gatshëm që të intervenojë menjëherë nëse ka nevojë.

Sikur edhe në raundet e kaluara, ky operacion është planifikuar në atë mënyrë që qytetarëve t’ua garantojë të drejtën për të votuar, si dhe që procesi i votimit të kryhet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Bashkërendimi ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe OSBE-së vazhdon të jetë i shkëlqyeshëm
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)