14 Maj 2024

PK dhe EULEX-it zhvilluan tri operacione të bastisjes

Prishtinë, 22 tetor - Policia e Kosovës, e ndihmuar nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar e EULEX-it, i ka zhvilluar tri operacione të bastisjes në Kosovë ku u konfiskuan një numër i armëve.

Bastisjet të cilat u zhvilluan në kuadër të një operacioni të madh që u zhvillua dje në Itali kishin të bënin me trafikimin e drogës.

Policia italiane ndërmori veprime për zbatimin e 71 urdhër-arresteve dhe kryerjen e 117 bastisjeve me bashkëpunimin e agjencive për zbatimin e ligjit të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë.

Mbi 700 kilogramë drogë u konfiskuan pas zbulimit të një rrjeti ndërkombëtar që importonte drogë në Itali përmes Ballkanit.

Gjatë bastisjeve të cilat u kryen nëpër shtëpi në Kosovë si pjesë e këtij operacioni ndërkombëtar të shkallës së gjerë, Drejtoria e Policisë së Kosovës për Hetimin e Trafikimit të Drogës dhe NJHKO e EULEX-it konfiskuan një AK 47, një Scorpion dhe një revole me municione e tyre përkatëse.

Në një konferencë ndërkombëtare për shtyp e cila u mbajt në L’Aquila, Itali, Alan Edwards, Shef i NJHKO tha se “operacioni, i cili është kryer në mbarë Evropën, tregon se si bashkëpunimi dhe bashkërendimi i agjencive për zbatimin e ligjit mund ta luftojë krimin në mënyrë të suksesshme dhe ta bëjë Evropën një vend më të sigurt për komunitetin e saj”.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili mori pjesë në këtë konferencë, ka theksuar se Policia e Kosovës është e gatshme të përfshihet dhe të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e EULEX-it për t’i luftuar grupet trans-nacionale të krimit të organizuar.

Strategjia fituese është që të ndalohet krimi i organizuar jo vetëm në Kosovë, por po ashtu, edhe në vendet e origjinës, ato të transitit dhe në vendet e destinacionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)