03 Maj 2024

Pikat kufitare më Serbinë me simbole të BE-së

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi tha sot se në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të vendosen simbolet shtetërore të asnjërit shtet, por vetëm ato të Bashkimit Evropian.

Kjo ka ardhur si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve midis dy vendeve, nën mbikëqyrjen e BE-së, tha Rexhepi në një intervistë për RTK-në.

“Në protokoll është parapa që aty të ketë vetëm simbole të BE-së. Ndërsa në ato pjesët klasike që i kemi, secili mundet në territorin e vet ti vendosë simbolet e veta. Por në objektin e përbashkët si është konceptuar në të ardhmen do të jenë vetëm simbolet e BE-së”, theksoi Rexhepi.

Ministri Rexhepi tha se njëra ndër kushtet kryesore për liberalizim të vizave është menaxhimit i Integruar i Kufijve. Ndërsa duke folur rreth zbatimi të kësaj marrëveshje në veri të Kosovës, ai tha se kjo nuk duhet parë si dështim të institucioneve kosovare.

“Sa i përket liberalizimit të vizave MIK është njëri ndër kushtet, dhe kjo tek ne funksionon, ndërsa nëse diçka nuk do të funksionoj në veri të Kosovës, nuk zbatohen disa nga 95 kriteret atëherë nuk do të penalizohet Kosova, sepse nëse ka pas dështim, kjo ka qenë më shumë tek ndërkombëtarët”, tha ai.

Serbia që dje ka bërë shkëmbimin e letrave me Komisionin Evropian dhe me këtë ka konfirmuar se pranon Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Sipas zyrtarëve serb, ndonëse ata ende vendkalimeve kufitare me Kosovën u referohen si “vendkalime administrative” kanë pranuar se me shkëmbimin e letrave është hapur rruga për bisedime dhe për zbatimin konkret të marrëveshjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)