16 Maj 2024

Pesëdhjetë prokurorë kujdestarë për zgjedhje

Prishtinë, 1 nëntor –  Për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vendin tonë, janë caktuar 50 prokurorë kujdestarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, pra më 3 nëntor 2013, këta prokurorë do të qëndrojnë kujdestarë me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme.

Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Të gjithë të interesuarit me prokurorët kujdestarë do të mund të komunikojnë duke i takuar ata në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe në Ferizaj, në ndërtesat e Prokurorive Themelore, ndërkaq, në qytetet ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore.

Më 29 tetor 2013, koordinatorja për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, prokurorja Laura Pula i ka njoftuar edhe të gjitha subjektet politike për mënyrën se si mund të komunikojnë gjatë gjithë kohës me prokurorët në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)