18 Maj 2024

Personi i dyshuar në “Lufthansa”, nuk është shtetas kosovar

Prishtinë, 2 prill - Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se personi i dyshuar në incidentin në  aeroplanin e “Lufthansa”, në lidhjen Munich-Budapest, Muslim Halili, nuk është shtetas kosovar.

Në bazë të kërkesës për riatdhesim nga Portugalia për Muslim Halimin, të bërë më datë 10.01.2012 dhe pas të gjitha fazave të verifikimit, autoriteteve portugeze u është kthyer përgjigje negative për riatdhesimin e këtj personi.

Në bazë të të dhënave të identitetit  të personit të deklaruar për shtetësi kosovare,  por edhe të dhënave të  familjareve që ka ofruar personi dhe autoritetet gjermane,  pas kërkimeve dhe verifikimeve nga MPB, përmes agjencive të saj, rezulton që personi në fjalë nuk është shtetas kosovar.

Kërkesa e dytë për verifikim me qëllim riatdhesimi është pranuar me datë 23.08.2012, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, e adresuar nga autoritetet holandeze.

Pas shqyrtimit të kërkesës, kërkesa  është adresuar për shqyrtim dhe verifikim në terren, Drejtorisë Rajonale të Policisë Kosovës në Prishtinë, nga të cilët pas verifikimit është kthyer. Po ashtu edhe autoritet hungareze kane kërkuar të dhëna për këtë person nga MPB-ja, të cilëve u është kthyer përgjigja. Personi i cekur nuk është gjetur në asnjë regjistër dhe askush nuk e njeh që na bien te konkluzioni se nuk është shtetas i Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)