28 Prill 2024

Përsëri krijohen pritje të gjata në pikëkalimin kufitar Merdare

Prishtinë, 3 gusht - Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikëkalimin kufitar Merdare që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata.

Dpartameniti i Policisë Kufitare, informon se sot në pikëkalimin kufitar Merdare, ka filluar krijimi i kolonave dhe pritjeve të gjata si ne hyrje për në Republikën e Kosovës ashtu edhe në dalje për në Serbi.

Pritjet janë duke u bërë me orë të tëra nga të dyja anët, edhe pse nga Kosova për në Serbi, në territorin tonë kolonat janë të gjata diku nga 200-300 metra, me pritje që zgjasin me nga 2-3 orë, ndërsa në hyrje sipas qytetarëve po ashtu kolonat janë të gjata dhe pritet me orë të tëra.

Në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar nga autoritetet serbe.

Policia e Kosovës sugjeron të gjithë qytetareve që mundësisht të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këtë pikëkalim kufitare.

Në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)