02 Maj 2024

Përmbyset autobusi me 65 nxënës, nuk ka viktima

Prevallë, 26 janar - Një autobus me 65 nxënës të shkollës së muzikës, “Prenk Jakova” në Prishtinë, është përmbysur teksa udhëntonte për në Prevallë.

Sipas burimeve të mediave lokale, raportohet se nuk ka patur viktima në radhët e nxënësve. Mesohet se autobusi ka rrëshqitur në një kthesë duke u përmbysur për shkak të ngricave.

Në radhët e nxënësve ka patur disa të lënduar, por lëndimet e marra nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Të lënduarit janë dërguar në qendrën spitalore të Shterpcës, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)