28 Prill 2024

Përmbyllet programi për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Prishtinë, 4 gusht - Sot është përmbyllur programi Kundër Trafikimit në Kosovë, me ç`rast u prezantua puna dyvjeçare dhe të arriturat e USAID-it në bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë.

Programi i USAID-it kundër trafikimit me qenie njerëzore, përmban dy komponent themelore: shërbime për viktimat e trafikimit dhe ngritjen e vetëdijes kundër trafikimit me njerëz.

Drejtori i organizatës joqeveritare IOM, Petrit Sopjani tha me këtë rast se viteve të fundit janë bërë disa veprime mjaft progresive nga ana e Qeverisë së Kosovës në shënimin e muajit kundër trafikimit.

Ai ndër të tjera ka thënë se kjo organizatë në bashkëpunim me me USAID-in, ka kontribuar që në ofrimin e punës teknike dhe financiare dhe kthimin e sigurt të viktimave të trafikimit dhe integrimin e tyre.

Fushata kundër trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë është zhvilluar me anë të trajnimeve të ndryshme të të rinjve në vendet rurale, broshurave me mesazhe antitrafikim etj.

Projektin për standardet minimale për kujdesin ndaj viktimave e ka financuar misioni i USAID-it në Kosovë, ndërsa këtë projekt e ka implementuar, organizata ndërkombëtare për migrim IOM, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një varg dokumentesh në të cilat i zhvillon aktivitetet e veta, të cilat planifikohen në bazë të strategjisë nacionale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)