04 Maj 2024

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në lumin Ibër

Mitrovicë, 12 shtator - Fitorja e Turqisë përballë Serbisë në gjysmëfinalen e Botërorit të basketbollit është pasuar nga një përleshje masive mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Mitrovicës, ku mbetën të plagosur katër persona.

Shkak i përleshjes ishte dëshpërimi i serbëve, të cilët nuk e gëlltitën dot humbjen përballë turqve në sekondat e fundit të ndeshjes. Një grup serbësh ishin bërë gati për të festuar mbi lumin Ibër, por rezultati final e transferoi festën në pjesën jugore të lumit.

Mbi urën e lumit Ibër të rinj serb dhe shqiptarë kanë shkëmbyer gurë, sharje dhe ofendime në adresë të njëri-tjetrit. Nga përleshja mbetën të plagosur katër persona, njëri prej të cilëve në gjendje kritike.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë vonë pas takimit të basketbollit ndërmjet Turqisë dhe Serbisë në urën e lumit Ibër në Mitrovicë kanë ndodhur incidente në të cilat kanë marrë pjesë disa qindra persona nga të dy anët e urës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë se pjesëmarrësit e incidenteve nga të dy anët kanë hedhur gurë ndaj njëri tjetrit.

“Nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet pjesëmarrësve të incidentit. Njësitet policore dhe ato të EULEX-it, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë lejuar përshkallëzim të incidenteve”, ka thënë ai.

Hoti ka thesuar se gjendja aktualisht është e qetë dhe nën kontroll.

Agjencitë e lajmeve thonë se incidentet kanë shpërthyer pasi që shqiptarët kishin dalur për të festuar fitoren e Turqisë ndaj Serbisë.

Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindal, ka deklaruar se një polic i Francës është lënduar, pasi që është goditur në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Zyrtarët e Qendrës spitalore që ndodhet në pjesën veriore të qytetit u kanë thënë mediave serbe se në këto incidente janë lënduar katër persona, prej të cilëve njëri është në gjendje kritike.

Mediat në Beograd thonë se të lënduarit janë pjestarë të nacionalitetit serbë. Ende nuk dihet nëse të lënduar ka edhe në mesin e shqiptarëve. e në mesin e shqiptarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)