28 Prill 2024

Përleshje me thika në Mitrovicë

Mitrovicë, 12 mars - Një person ka humbur jetën në përleshje mes disa personave dhe dy të tjerë janë plagpsur me thika në orët e vona të natës mes së hënës dhe së martës, në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë.

Sipas policisë, pas therrjes me thikë, palët janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa kanë shkaktuar edhe një aksident trafiku duke u përplasur në njërin nga semaforët e qytetit në udhëkryqin e rrugës “Shemsi Ahmeti”.

Policia e Kosovës është informuar lidhur me rastin përmes njoftimit nga personeli i spitalit të Mitrovicës, të cilët kanë njoftuar për prezencë të tre personave të moshës nga 18 në 27 vjeç, me lëndime trupore, të shkaktuara me mjete të mprehta.

Dy nga tre të lënduarit janë dërguar në QKUK të Prishtinës, në repartin e kirurgjisë torakale, për shkak të lëndimeve të rënda të shkaktuara kryesisht në pjesën e parme të gjoksit, ndërsa i lënduari i tretë, është trajtuar në repartin e emergjencës në Mitrovicë, me plagë të lehta në dorë.

Rreth orës 02:10 minuta, Policia e Kosovës ka pranuar konfirmimin nga QKUK për vdekjen e shtetasit me iniciale F.M, rreth 23 vjeç.

Hetuesit policorë të drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e proçedurave të rastit të vrasjes.

Së paku, një armë e ftohtë, thikë, është sekuestruar si pjesë e provave materiale, që besohet se është përdorur nga njëra palë, ndërsa do të ndiqen proçedurat e mëtejshme ekzaminuese laboratorike.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin e rrethanave të plota të rastit të kualifikuar si “vrasje” në bazë të nenit 178 të Kodit Penal të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)