04 Maj 2024

Përfundon protesta e Vetëvendosjes

Prishtinë, 22 tetor - Ka përfunduar protesta e lëvizjes “Vetëvendosje”.  Kryetari i saj Albin Kurti, në fund ka paralajmëruar se protesta e radhës do të organizohet shumë shpejtë.

Ai këtë protestë e quajti fitore të “Vetëvendosjes”. Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, të arrestuar janë 63 aktivistë.

 

Policia shpërndan protestuesit, por rikthehen serish afër qeverisë

Mënjëherë pasi policia intervenoi për të shperndarë aktivistë protestues të Lëvizjes Vetëvendosje, duke arrestuar shumë nga protestuesit të cilët kanë qenë të ulur në sheshin “Nëna Terezë” janë rikthyer serish rreth 100 protestues të grumbulluar vetëm disa metra larg ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Rruga në vendin ku kanë qëndruar për orë të tera protestuesit është e mbuluar me ngjyrë të bardh, gurë, shishe plastike me ujë dhe gjësende të tjera.

Ndërkaq Vetëvendosje ka njoftuar se rreth orës 15:20 Njësia Speciale e Policisë së Kosovës intervenoi dhunshëm mbi protestuesit paqësorë, të cilit po rrinin të ulur.

"Intervenimi filloi duke hedhur gaz lotësjellës më pas duke shkelur me çizme mbi trupat e protestuesve të ulur paqësisht, dhe vazhdoi duke i ndjekur aktivistët në drejtim të hotelit “Grand”".

Gjatë këtij intervenimi u arrestuan rreth 20 aktivistë të tjerë dhe u lënduan të paktën gjashtë, njëra prej tyre grua, e cila është në reanimacion.

Protesta e tyre është organizuar në shenjë pakënaqësie për takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Përballë protestuesve gjenden njësitet speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë formuar bllokadë për të penguar depërtimin e mëtejmë të protestuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)