05 Maj 2024

Përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje rrezikon jetën e qytetarëve

Prishtinë, 30 korrik - Me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe parandalimit të të shtënave me armë zjarri në ahengje, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash përfshirë këtu edhe ndalimin e kolonës së dasmorëve dhe bastisjeve të ndryshme.

Gjatë këtij muaji policia ka regjistruar shumë raste të arrestimit dhe konfiskimeve të armëve që dyshohet se janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme gjatë ahengjeve të ndryshme familjare.

Në Policinë e Kosovës këtë verë janë regjistruar edhe raste të shkaktimit të lëndimeve trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri nëpër ahengje.

Vetëm gjatë fundjavës policia ka intervenuar në katër raste të përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje familjare.

Një rast i tillë është regjistruar në Podujevë më 27.7.2012 ku policia nga i dyshuari që ka shtënë gjatë një ahengu familjar ka konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 5 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Në një rast tjetër të raportuar më 28.7.2012 në rrugën e “Tivarit” në Prishtinë policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti në një aheng familjar (dasmë) kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole me gas, dy gëzhoja 9 mm si dhe një fishek i pashkrepur.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve. Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e tilla të kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.

Policia është e vendosur në luftimin e kësaj dukurie dhe gjatë javës së fundit ka regjistruar 31 raste të armëmbajtjeve pa leje duke përfshirë këtu edhe rastet e përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme familjare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)