14 Maj 2024

Për dy muaj përpunohen 19575 lëndë në regjistrin civil

Mitrovicë, 12 shtator - Vetëm gjatë dy muajve të verës, korrik dhe gusht, në Zyrën e regjistrimit civil në Komunën e Mitrovicës janë përpunuar gjithsej 19575 lëndë.

Drejtuesit e kësaj zyreje thonë se kjo ngarkesë është përballuar me sukses gjatë kësaj periudhe, kur kërkesat e qytetarëve ishin shumë të mëdha, sidomos të bashkatdhetarëve që ishin në pushime.

Shefi i kësaj zyreje, Afrim Voca, tha se në mesin e lëndëve të përpunuara numri më i madh është i ekstrakteve të lindjes, gjithsej 13 594 sosh, mandej 1419 certifikata të lindjes, 1032 certifikata të martesës, 289 certifikata të vdekjes, 526 certifikata të vendbanimit, 1804 certifikata të bashkësisë familjare, 516 certifikata të gjendjes martesore, 341 certifikata të shtetësisë dhe 54 vërtetime nga arkiva.

Ndryshe, Zzyra e gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës është treguar shumë efikase edhe pas fillimit të zbatimit të programit të ri të gjendjes civile.  Si rrjedhojë prej janarit deri në korrik të këtij viti janë përpunuar 37 mijë e 468 lëndë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)