02 Maj 2024

Për 8 muaj riatdhesohen 2648 persona

Prishtinë, 9 tetor - Bordi Ekzekutiv për ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, mbajti takimin e radhës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku shqyrtuan raportin tetë mujor të Programit për Ri-integrim.

Në këtë takim morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe sekretarët e Përgjithshëm të ministrive relevante të përfshirë në programin për Ri-integrim.

Në këtë takim u prezantuan të arriturat gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe nga zyra pritëse për ri-integrimin e personave të riatdhesuar në aeroportin e Prishtinës dhe në pikat tjera kufitare ka pranuar gjithsejtë 2648. Më së shumti qytetarë janë riatdhesuar nga Gjermania, 467, Suedia 393, Zvicra, 369, Franca 280, Belgjika 280 etj.

Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 18 takime së Sekretariatit,  tetë takime të Bordit Ekzekutiv, 39 takime të Komisioneve Komunale, ku janë shqyrtuar 460 kërkesa.

Departamenti për Ri-integrim ka shqyrtuar gjithsejtë 2021 kërkesa. 1471 kërkesa ose 73% janë aprovuar, 357 ose 18% janë refuzuar, 137  ose 7% janë në verifikim, ndërsa 56 ose 3% janë në rekomandim.

Prej qershorit të këtij viti fondi për ri-integrim i është bartur komunave të Republikës së Kosovës, ku përmes Komisioneve Komunale për Kthim merren vendime për ndihmë emergjente personave që kthehen në Kosovë dhe ndihma tjera të domosdoshme.

Në këtë takim Bordi Ekzekutiv mori vendim që të mbështetet projekti për Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, për ofrimin e shkollimit të fëmijëve të riatdhesuar, nostrifikimi i diplomave, trajnim dhe kurse për gjuhen shqipe dhe trajnimi i profesorë për t’i arsimuar këta fëmijë.

Gjithashtu u mor vendim që të mbështetet Ministria e Shëndetësisë, për forcimin e qendrave psikosociale në ofrimin e shërbimeve mjekësore traumotologjike pas kthimit të personave që janë riatdhesuar. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)