29 Prill 2024

Patrullimet e përbashkëta të Policisë dhe EULEX japin rezultat

Mitrovicë, 11 mars - Përfaqësuesit e  Komunës së Mitrovicës përshëndeten të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, shtimin e masave të sigurisë në veri nga Policia e Kosovës dhe EULEX-it. Ata thanë se patrullimet e përbashkëta kanë ndikuar edhe në sigurinë e qytetarëve.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, tha se si rezultat i angazhimit të strukturave të sigurisë, pushtetit lokal si dhe vetëpërmbajtjes së qytetarëve situata është paksa më e shtendosur. 

“Kjo javë fatbardhësisht ka qenë e qetë kryesisht, pa incidente të shpeshta sikur javët paraprake”.

 Duke folur për rrethanat politike, ai theksoi se është një kohë e ndjeshme duke pasur parasysh dialogun që po mbahet mes Kosovës dhe Serbisë për zhbërjen e strukturave paralele.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po ngrit zëra kundërshtues nga të dy palët, por reagimet që vijnë nga pala serbe janë reagime që vijnë nga struktura paralele, që nuk ju konvenon normalizimi i situatës”.

Gjendjen më të qetë e ka përshkruar edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala.

Ai falënderoi të gjithë ata që janë duke u angazhuar për mbarëvajtjen e situatës, si Policinë e Kosovës, EULEX-in, KFOR-in si dhe qytetarët.

Bala tha se gjatë kësaj jave në raport me javët e kaluara ka pasur një situatë më të qetë.

“Kemi pasur veç një shpërthim në afërsi të stacionit të policisë në veri, ku s’ka pasur të lënduar. Kohëve të fundit kemi pasur prej mbi 20 shpërthime në pjesën veriore që ka qenë shumë shqetësuese”.

Në takim pos zyrtarëve komunalë, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe organizatave të tjera vendore dhe ndërkombëtare, që i pranishëm edhe Rexhep Bytyqi nga zyra e shefit të EULEX-it, i cili kërkoi që të bëhet më shumë për rritjen e bashkëpunimit me qytetarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)