18 Maj 2024

Pas 14 vitesh kontigjenti Maroken largohet nga KFOR-i

Prishtinë 18 janar - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina, kryesoi ceremoninë lamtumirëse në Kampin Latre de Tassigny në Novosellë, për të shënuar tërheqjen e kontingjentit maroken nga Kosova.
  
Shumë vizitorë të shquar ishin të pranishëm në ceremoni, duke përfshirë z. Farid ZARIF Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dhe zonja Maryse Daviet ambasadore e Francës në Kosovë. 

Gjatë ceremonisë Komandanti i KFOR-it i nderoi 10 ushtarë të KFOR-it maroken me Medaljen e Misionit të Paqes të KFOR-it- NATOs dhe vlerësoi profesionalizmin e tyre të lartë.  

Maroku ishte pjesë e KFOR-it që nga fillimi i misionit në vitin 1999, si një nga shtetet më të rëndësishme të kombeve kontribuese.  

Më shumë se 11000 ushtarë marokenë kanë shërbyer në Kosovë gjatë 14 viteve të pranisë në KFOR për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për popullatën e të gjitha grupeve etnike dhe fetare.  

Dislokimet e ushtrisë marokene në Kosovë kanë qenë një shembull i jashtëzakonshëm i njerëzve në një organizatë shumëkombëshe. Kontigjenti maroken, i përbërë nga 173 ushtarë, është pjesë e Grupit Luftues Shumëkombësh Lindje dhe kishte një partneritet të ngushtë me kontigjentin francez. 

Kontributi maroken në KFOR ishte një histori suksesi, kontigjenti maroken ka kontribuar për të sjellë paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit duke mbështetur dialogun dhe përkrahur progresin për gjithë popullin e Kosovës.
 
Gjatë fjalimit të tij Gjeneral Major Farina theksoi: Unë dua të shpreh vlerësimin tim për shërbimin, profesionalizmin dhe mënyrën e jashtëzakonshme me të cilën kontigjenti maroken ka mbështetur KFOR-in duke bërë më shumë së bashku. 

Rezultati i madh i misionit të NATO-s është arritur me zhvillimin e një partneriteti të fuqishëm me institucionet e ndryshme në Kosovë, me bashkësinë ndërkombëtare dhe minoritetet dhe etnitë e ndryshme. KFOR-i do ta vazhdojë misionin e tij me fokus kryesor në veri, me konsolidimin e rezultateve pozitive të arritura deri më tani dhe nxitjen e progresit për të gjithë njerëzit në Kosovë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)