05 Maj 2024

Paragburgoset zyrtari i MPB

Prishtinë, 15 mars - Gjykata Themelore e degës Dragash, i ka dhënë një muaj paraburgim koordinatorit të Zyrës së komunitetve në Dragash, B. Hugajt.

Gjykata ka marrë këtë vendim pasi dyshon se Hugajt ka kryer vepër penale sepse ka sulmuar fizikisht përgjegjësin e Zyrës së komuniteteve në Dragash, Uzair Hamza.

Kryetarja e Gjykatës Themelore - Dega në Dragash, Sebehate Kurtishi, ka pohuar për gazetën Koha Ditore se pas hapjes së rastit nga Policia e Kosovës, njësia në Dragash personit të lartcekur ia ka caktuar paraburgimin në afat prej 1 muajsh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas paraqitjes së rastit në polici, zv. komandanti i Stacionit të Policisë në Dragash, Elhami Seferi, ka pohuar të enjten se rasti i kualifikuar “sulm ndaj personit zyrtar” është proceduar në Prokurorinë Publike.

Më 20 shkurt B.Huqaj, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka sulmuar Uzair Hamzën, nënkryetar i partisë demokratike “Vatan”, e cila tubon boshnjakët e Gorës, njëherësh edhe përgjegjës i Zyrës së Komuniteteve në Komunën e Dragashit.

Sipas Hamzës, sulmi ishte rrjedhojë e një fjalosjeje dhe akuzave të ndërsjella përkitazi me problemet, me të cilat po përballen qytetarët e kësaj treve me lejet e automjeteve.

Ky sulm është dënuar ashpër nga partia boshnjake “Vatan”, e cila në koalicion me PDK-në drejtojnë këtë komunë, ndërkaq me një komunikatë ka dalë edhe Partia Socialdemokratike e Gorës (SBPG).

Në reagimin e “Vatanit” nënvizohet se ky sulm është në vazhdën e disa sulmeve që kanë ndodhur në dëm të pjesëtarëve të komunitetit boshnjako- goran.

Duke iu referuar rastit, nënkryetari i Komunës nga radhët e komunitetit boshnjako-goran, Qasip Kush, ka theksuar se çdo rast, i cili prish marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe boshnjako-goranëve në Komunën e Dragashit, nuk pritet mirë në terren.

“Apeloj tek të gjithë qytetarët me ndërgjegje të pastër, që para se të vendosin të ndërmarrin veprime të këtilla, paraprakisht të merren me vetveten. Mendoj se kryerësit e këtyre akteve janë të izoluar nga popullata, ndaj edhe ndërmarrin këso veprimesh, të cilëve qëmoti u ka kaluar koha”, ka thënë Kush.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)