18 Maj 2024

Paraburgosen 5 të dyshuar në një rast të kontrabandës me emigrantë

Prishtinë, 12 dhjetor - Dje, me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për pesë persona të dyshuar për krim të organizuar dhe kontrabandë me emigrantë. 

Më 10 dhjetor 2013, pjesëtarët e Departamentit të Krimeve të Organizuara të Policisë së Kosovës dhe Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar të Policisë së EULEX-it, duke vepruar nën drejtimin e një prokurori ndërkombëtar të PSRK-së dhe në bashkëpunim me Europol-in dhe me autoritetet hungareze, i kanë kryer disa operacione të përbashkëta për arrestime dhe bastisje në rajonet e Skenderajt dhe të Rahovecit.

Ky ishte kulminacioni i hetimeve shtatë-mujore lidhur me kontrabandën me emigrantë nga Kosova për në Hungari, dhe pastaj më tutje në Bashkimin Evropian. 

Me atë rast u arrestuan pesë persona duke e përfshirë një prej organizatorëve kryesorë.  Një aksion i ngjashëm ishte kryer tashmë edhe në Hungari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)