18 Maj 2024

OVLUÇK-ja nis takimet me veteranët

Prishtinë, 19 janar -  Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nga data 7 janar është duke mbajtur takime me veteranët në të gjitha komunat e Kosovës. Sipas një komunikate, takimet po mbahen në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues.

“Deri më tani janë mbajtur takimet në Besianë, Fushë Kosovë, Kastriot, Prishtinë, Lypjan, Artanë, Drenas, Klinë, Shtime dhe Pejë. Takimet e radhës do të mbahen sipas këtij orari: 20 janar në Shtërpcë, 21 janar në Prizren, 22 janar në Gjakovë, 23 janar në Dardanë, 24 janar në Deçan dhe 25 janar në Viti”, është thënë në komunikatën e OVLUÇK-së.

Sipas OVLUÇK-së, në këto takime po bisedohet rreth problemeve me të cilat po ballafaqohen veteranët. “Në takime po bisedohet për problemet me të cilat preokupohen veteranët, duke vënë theksin te gjendja e rëndë ekonomike sociale dhe miratimi i ligjit për vlerat e luftës. Përveç njoftimit për së afërmi me problemet e veteranëve, po diskutohet dhe për gjetjen e mënyrave të zgjidhjes sa më të shpejtë të këtyre problemeve.

Veteranët me pjesëmarrje masive në këto tubime, po shprehin indinjatën për moszgjedhjen e problemeve të tyre deri më tani, si dhe po shprehin përkrahjen në hapat e ardhshëm që do ndërmarrin organet drejtuese të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së”, është bërë me dije në komunikatën e OVLUÇK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)