19 Maj 2024

OVL: Reagime të paparashikuara nëse krijohet Tribunal

Prishtinë, 15 shkurt - Këshilli drejtues i OVL të UÇK-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të dërgojë Projektligjin për veteranët e luftës për miratim në Kuvend, si dhe kërkuan nga Qeveria që për asnjë çmim të mos kërkoj nga Bashkimi Evropian krijimin e ndonjë gjykate për krime lufte që nuk është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Kështu ka vendosur Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së në një takim në Prishtinë.

“OVL të UÇK-së kërkon nga Qeveria që për asnjë çmim të mos kërkoj nga Bashkimi Evropian krijimin e ndonjë gjykate për krime lufte që nuk është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Çdo tribunal që do funksionojë jashtë gjyqësorit të Kosovës, do të jetë i papranueshëm dhe denigrues për Shtetin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se duke pasur parasysh që kanë kërkuar vazhdimisht që të hiqet mandati ekzekutiv i EULEX-it sa i përket luftës së UÇK-së, krijimin e një tribunali të ri veteranët do ta kundërshtojnë me reagime të ashpra dhe të paparashikueshme, për të cilat nuk do të marrim përgjegjësi.

“Nëse ndonjë individ ka shkelur rregullat e luftës, atëherë me të duhet të merren gjykatat vendore”, thuhet në komunikatë.

OVL të UÇK-së njofton të gjithë veteranët e luftës, se nuk do të marrim pjesë në shënimin e 6-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, në shenjë pakënaqësie dhe revolte për padrejtësitë që po ju bëhen bashkëluftëtarëve tonë dhe mbajtjes së tyre prapa grilave bazuar në procese të montuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)