30 Prill 2024

OSBE: Vetëdijesimi më i madh çelës për parandalimin e trafikimit

Prishtinë, 17 tetor - Me rastin e Ditës Europiane Kundër Trafikimit, përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë kanë bërë thirrje sot për një vetëdijesim më të madh për rrezikun nga trafikimi me qenie njerëzore.

Apeli është bërë gjatë prezantimit të poezive dhe eseve me këtë temë të shkruara nga nxënësit e shkollave të mesme nga komunitete të ndryshme të Kosovës.     

Ngjarja ishte pjesë e aktiviteteve të fushatës për informim të Misionit të mbajtur gjatë muajit të kundër trafikimit në Kosovë, e cila ka përfshirë shfaqje të filmave dhe diskutime me të rinjtë në lidhje me mënyrën e mbrojtjes së tyre dhe ndihmën që të luftojnë trafikimin me qenie njerëzore.

“Trafikimi me qenie njerëzore – blerja dhe shitja e njerëzve me qëllim të eksploatimit – është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut dhe një nga format më përfituese të krimit të organizuar,”, tha Hjortur Sverrison, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së. 

“Ngritja e vetëdijesimit dhe të folurit rreth këtij problemi janë qenësore për parandalim efikas. OSBE është aktive në këtë fushë dhe unë i bëj thirrje publikut ta bëjë punën që i takon duke qenë i informuar dhe duke raportuar rastet eventuale të trafikimit me qenie njerëzore në linjën falas ndihmëse telefonike 0800-11-112,” shtoi Sverrison.

Përveç ngritjes së vetëdijesimit nëpërmjet aktiviteteve informuese dhe fushatave të informimit publik, Misioni është duke ndihmuar institucionet relevante në Kosovë përfshirë policinë, punëtorët socialë dhe OJQ-të që të përmirësojnë përgjigjen e tyre ndaj rasteve të trafikimit dhe t’u ndihmojnë më mirë viktimave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)