06 Maj 2024

OSBE trajnon policinë e Kosovës në hetimin e trafikimit të narkotikëve

Prishtinë, 9 nëntor - Një trajnim i avancuar për hetim të trafikimit me narkotikë i organizuar nga Misioni i OSBE-së ka përfunduar më 9 nëntor 2012 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.    

Trajnimi, ku kanë marrë pjesë 15 hetues të policisë së Kosovës, është fokusuar në zbulimin  e rrugëve të trafikimit, kontrollimin e lokaleve, identifikimin e llojeve të narkotikëve dhe intervistimin e të dyshuarve.

“Përkundër rezultateve të dukshme në luftimin e trafikimit me narkotikë siç është rritja e numrit të konfiskimeve gjatë vitit 2011 dhe 2012, Kosova ende mbetet zonë transiti”, tha Bahri Shala, shef i drejtorisë për luftimin e trafikimit me narkotikë në policinë e Kosovës.

“Shkathtësitë e reja që kanë fituar hetuesit tonë përmes trajnimit të OSBE-së mund t’ua përmirësojnë aftësitë për të ndjekur trafikantët e narkotikëve dhe për t’i parandaluar aktivitetet e tyre”.

Pjesëmarrësit janë trajnuar edhe si të përgatitin rastet për t’i dorëzuar te prokurori, duke përfshirë mbledhjen e informatave, analizën e inteligjencës dhe mbledhjen e provave.
 
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni po ashtu ofron trajnime të avancuara për policinë dhe ndihmon hartimin e strategjive për sigurinë publike.      

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)