04 Maj 2024

OSBE trajnon agjencitë për zbatim të ligjit në hetimin e korrupsionit

Prishtinë, 22 tetor - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka përfunduar trajnimi i organizuar nga Misioni i OSBE-së për hetim të korrupsionit dhe mashtrimeve në prokurim.

Trajnimi dy-javor, të cilin e kanë ndjekur më shumë se 20 hetues nga policia, Departamenti Special kundër Korrupsionit, dogana, Inspektorati i Policisë së Kosovës dhe Qendra e Inteligjencës Financiare, është fokusuar në identifikimin e mangësive në procedurat e prokurimit dhe tenderimit, si dhe hetimin e praktikave të mundshme korruptive.

“Mbikëqyrja dhe hetimi i aktiviteteve të dyshimta të prokurimit janë qenësore në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Naim Hoxha, këshilltar për luftimin e krimit të organizuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë. “Me këtë trajnim ne po ndihmojmë në ngritjen e kapaciteteve të disa agjencive të rëndësishme dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre”.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)