04 Maj 2024

OSBE shqetësohet për të drejtat e komunitetit kroat në Viti

Prishtinë, 10 tetor - Shkelja e të drejtave të njeriut, gjendja e rëndë sociale-ekonomike, shqetësimet për siguri si dhe mungesa e pjesëmarrjes në vende pune publike janë disa nga çështjet e ngutshme që e prekin komunitetin kroat të Kosovës në komunën e Vitisë, nxjerrë në përfundim raporti i publikuar më 10 tetor 2011 nga Misioni i  OSBE-së në Kosovë.

 

Raporti vlerëson qasjen e komunitetit kroat të Kosovës në asistencë sociale, shërbime publike, pjesëmarrje në vende pune publike, të drejta pronësore dhe siguri dhe lëvizje të lirë. Konstatimet e raportit bazohen në monitorimin e Misionit në terren dhe intervistat me anëtarët e komuniteteve, zyrtarët vendor dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare.

 

“Çfarë ne shohim në raport është një pasqyrë shqetësuese e një komuniteti të vogël dhe në moshë në komunën e Vitisë që jeton në kushte të vështira, është mjaft i izoluar dhe përballet me një numër sfidash të të drejtave të njeriut”, tha Edward Joseph, Zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së. “Ju bëjë thirrje institucioneve lokale që të ofrojnë siguri dhe të adresojnë nevojat e komuniteteve”.

 

Raporti thotë që komuniteti kroat i Kosovës përballet me vështirësi në qasjen adekuate të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve komunale, siç është uji dhe rryma elektrike. Mbrojtja e tokave të punueshme dhe qasja në to gjithashtu është një sfidë, ndërsa pronat e braktisura më parë ose janë uzurpuar ilegalisht ose janë plaçkitur.  Po ashtu raporti thekson se kanë ndodhur një numër i incidenteve që kanë të bëjnë me siguri, që ka rezultuar në dëm të komuniteteve dhe në perceptim të lëvizjes së lirë.

 

Përmes një varg rekomandimesh raporti i bënë thirrje komunës së Vitisë që të merret me komunitetin, të sigurojë përfaqësim e tyre adekuat në komunitetin lokal dhe mekanizmat e mbrojtjes, t’i bindet kërkesave për gjuhën, të ofrojë shërbime të paanshme dhe mbështes ata të cilët duan ta rregullojnë çështjen pronësore dhe të drejtat mbi të.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)