OSBE publikon raport mbi riuzurpimin e paligjshëm të pronës

Prishtinë, 19 shkurt - Misioni i OSBE-së do të publikoj sot gjatë një konference në Prishtinë një raport mbi riuzurpimin e paligjshëm të pronave që janë nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Pronës. 
Raporti vlerëson përgjigjen e institucioneve të Kosovës në këto raste dhe ofron rekomandime se si të përmirësohet kjo përgjigje institucionale kur përsëritet uzurpimi.  
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Përfaqësuesi Special i BE-së/Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel bogar, dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do të flasin në konferencë. 
  















