05 Maj 2024

OSBE organizon seminar kundër keqpërdorimit të drogës në Kosovë

Prishtinë, 26 mars - Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta fillojë sot një seminar tre-ditorë për përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Doganave, Shërbimit Korrektues, qendrave për trajtim nga droga si dhe të shoqërisë civile kundër keqpërdorimit dhe zvogëlimit të nevojës për drogë.

Qëllimi i kësaj konferencë është përmirësimi i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në mes të këtyre institucioneve në edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së publikut rreth parandalimit të keqpërdorimit të drogës si dhe rehabilitimi dhe ri-integrimi i personave të varur nga droga. 

Zëvendës Shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander, dhe Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, do të mbajnë fjalë të rastit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)