28 Prill 2024

OSBE ndihmon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 18 qershor – Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) dhe OJQ-në Organizata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë (OPFAKOS) do të organizojnë “Mini-Lojërat Olimpike” për fëmijët me aftësi të kufizuara në këtë fundjavë në Vushtrri. 

“Mini Lojërat Olimpike” mbahen me qëllim të promovimit të integrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, vetëdijesimit publik për aftësitë e tyre, dhe rritjen e besimit dhe bashkëpunimit mes tyre dhe ofruesve të sigurisë publike.

Fëmijët me aftësi të kufizuara janë një nga grupet me gjendjen më të pafavorshme në Kosovë, dhe përfshirja e tyre sociale kërkon mbështetje më të fortë nga të gjitha institucionet relevante, përfshirë këtu edhe policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera publike për siguri.

Rreth 50 fëmijë, prindërit e tyre, dhe të rinj nga komunitetet e ndryshme lokale do të marrin pjesë në këtë ngjarje dyditore. “Mini Lojërat Olimpike” do të përfshijnë gara me karroca, pikado dhe hendboll, si dhe gara në shah.

“Mini Lojërat Olimpike”, të mbështetura nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, për herë të parë janë organizuar në vitin 2005 dhe mbahen për çdo vit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)