02 Maj 2024

OSBE ndihmon në luftën e trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 12 shtator -  Misioni i OSBE-së në Kosovë ka filluar një seri prej dhjetë seancash të trajnimit rajonal për procedurat standarde operative për punën me viktimat e trafikimit.


Në seancën e parë të trajnimit dy-ditor që ka filluar më 8 shtator në Ferizaj, policia  dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, inspektorët sanitarë të punës dhe të tregut,  punëtorët socialë dhe avokatët kanë rritur aftësitë e tyre për të identifikuar, referuar dhe asistuar viktimat e trafikimit.

 
“Procedurat standarde operative ofrojnë një përmbledhje të njëtrajtshme të udhëzimeve për tu marrë me viktimat e trafikimit nga vendi dhe të huaja”, tha Natalia Voronova, ushtruese detyre e shefit të Seksionit Kundër Trafikimit me qenie  njerëzore në Misionin e OSBE-së në Kosovë. “Edhe pse ky dokument ishte miratuar në vitin 2008, shumë akterë dhe ofrues të shërbimeve nuk janë trajnuar se si ta zbatojnë atë”.


Kursi i trajnimit në Ferizaj është pjesë e përpjekjes më të madhe të OSBE-ës për të përfshirë në mbarë Kosovën ata që luftojnë kundër trafikimit me qenie njerëzore. Rreth 300 persona do ta ndjekin trajnimin, i cili do të zgjasë deri në fund të dhjetorit 2011.


Kosova është rajon i transitit, destinacionit dhe origjinës së viktimave të trafikimit. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat të mbështet institucionet lokale në luftë kundër krimit të organizuar dhe ndihmon parandalimin e shkeljeve të rënda të drejtave themelore të njeriut dhe lirive.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)