04 Maj 2024

OSBE kërkon status formal për Grupin e Grave Deputete

Prishtinë, 7 mars -  Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger bëri thirrje për një status formal për grupin e grave deputete në nivelin qendror dhe për emërimin e grave në pozita të larta.

 

“I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të bëjë formatizimin e statusit të Grupit Joformal të Grave Deputete të nivelin qendror në mënyrë që t’u mundësojnë anëtareve të tyre të kenë  ndikim më efektiv në agjendat e Kuvendit, të propozojnë reforma legjislative, dhe të angazhohen për mbikëqyrje të punës së ekzekutivit”, tha Schlumberger.

 

Schlumberger tha që ai është i inkurajuar nga të arriturat e Grupit Joformal të Grave  Deputete, sidomos me aktivitetet e tyre në teren dhe përpjekjet e tyre që të paraqesin interesat e grave përmes pyetjeve parlamentare dhe dëgjimeve publike.

 

Por ai i inkurajoi edhe institucionet qendrore dhe lokale që të sigurojnë pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në procesin e vendimmarrjes, në mënyrë që secili institucion të reflektojë përbërjen e përgjithshme të Kosovës, me vëmendje të veçantë ndaj posteve të niveleve të larta.

 

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike.

Misioni mbështet fuqizimin e grave përmes këshillimeve dhe asistencës së drejtpërdrejtë për grupet joformale të grave të nivelit qendror dhe lokal

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)