20 Prill 2024

OSBE dhe policia nisin fushatën për siguri në trafik

Prishtinë, 8 tetor - Misioni i OSBE-së dhe policia e Kosovës kanë nisur sot një fushatë vetëdijesimi me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve në trafik, problem i cili është prezent në masë  të madhe në Kosovë.

Fushata inkurajon ngasësit që të tregojnë kujdes të shtuar në mënyrë që t’i shmangen shkaktimit të lëndimeve apo edhe humbjes së jetës. Në fokus të fushatës janë gjobat që kanë të bëjnë me shpejtësinë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, mosdhënien e përparësisë këmbësorëve dhe kalimin nëpër dritën e kuqe të semaforit. Kjo është fushata e dytë mbi sigurinë në trafik, pas fushatës së  parë të organizuar nga Misioni në vitin 2008, e cila ka rezultuar me rënie prej 7 % në numrin e aksidenteve në muajt në vijim.

“Ne shpresojmë që kjo fushatë do të krijojë kushte për trafik më të sigurt për të gjithë në Kosovë”, tha Carsten Twelmeier, Drejtor i Departamentit të OSBE-së për Siguri Publike.

Vitin e kaluar, policia e Kosovës ka regjistruar 12,257 aksidente që kanë të bëjnë me shpejtësinë, nga të cilat 176 kanë rezultuar me vdekje. Përveç kësaj, janë evidentuar 365 aksidente që kishin të bëjnë me kalimin nëpër dritën e kuqe të semaforit dhe mosrespektim të rregullave të trafikut, në 45 aksidente janë përfshirë vozitësit që nuk iu kishin dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë.

“Policia e Kosovës është duke bërë çmos që të kontrollojë trafikun dhe të reduktojë numrin e aksidenteve,” thotë Shpend Maxhuni, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Operacione Policore.

“Sidoqoftë, ne kërkojmë nga ngasësit që të jenë të vëmendshëm, të vozisin me përgjegjësi, të respektojnë kufizimin e shpejtësisë, dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e jetës së tyre dhe të tjerëve,”  shtoi ai.

Fushata përfshin spote televizive, billborde (pano), si dhe shpërndarjen e 300,000 fletëpalosjeve që do të shpërndahen nga patrullat e policisë për siguri në trafik.

Misioni i OSBE-së mbështet zhvillimin e institucioneve për siguri publike, me qëllim që të promovojë një mjedis të sigurt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)