29 Prill 2024

OSBE dënon vrasjen në Mitrovicë

Prishtinë, 10 nëntor -  Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer,  ka dënuar sot vrasjen e një serbi dhe plagosjen e dy të tjerëve në Mitrovicën veriore natën e kaluar.


“Familjes së Savo Mojsić i shprehi ngushëllimet më të sinqerta, kurse Veljko Đorđević dhe Radoš Vukićević u dëshiroj shërim të shpejt”, tha Almhofer.


“Përdorimi i dhunës është i papranueshëm. Shumë veta kanë humbur jetën në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit, dhe kjo duhet të ndërpritet. U bëjë thirrje të gjithëve që jetojnë në Kosovë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të lejojnë që ligji të bëjë punën e vet”, shtoi ai. 


Incidentet me të shtëna ndodhën pas zënkës me fjalë të raportuar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Vukićević ishte një polic i Kosovës i cili doli në vendin ku ndodhte incidenti.  

 
Misioni i OSBE-së në Kosovë promovon të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)