07 Maj 2024

OSBE dënon çdo veprim që pengon procesin e kthimit

Prishtinë, 12 dhjetor - Misioni i OSBE-së ka mundësuar një takim me përfaqësues të komunës së Ferizajit, fshatit Nerodime të Epërme, policisë së Kosovës, EULEX-it, UNCHR dhe Këshillit Danez për Refugjatë lidhur me procesin e kthimit i cili përfundoi me sukses në Ferizaj më 9 dhjetor 2011.

Komuna e Ferizajit dhe komuniteti pritës në fshatin Nerodime të Epërme kanë pranuar të drejtën për kthim të personave të zhvendosur. 

Procesi i kthimit në Nerodime të Epërme është ndërprerë në fillim të nëntorit kur komuniteti pritës shqiptarë të Kosovës kanë parandaluar një vizitë shko-dhe-shih të Serbëve të zhvendosur të Kosovës me një protestë lidhur me pretendimet për krime të luftës drejtuar të kthyerve potencial.

“Misioni dënon fuqishëm cilindo veprim që pengon procesin e kthimit, dhe vazhdon të mbështet të drejtat e kthimit të të gjitha komuniteteve në shtëpitë e tyre në Kosovë. Pretendimet për krime të luftës duhet të trajtohen me hetime tjera të drejta, të akuzohen dhe gjykohen nga autoritetet e caktuara”, tha Anna Korula, Zyrtare e Lartë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan.

Udhëheqësit komunal të Ferizajit gjatë një takimi kanë shprehur përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për mbështetje të kthimit të të gjitha komuniteteve në komunë, dhe kanë inkurajuar të gjitha palët që të ecin përpara përmes dialogut konstruktiv. Pas një angazhimi pozitiv në pjesën e komunitetit pritës për të drejtën e kthimit të personave të zhvendosur, komuna ka mundësuar një takim të menjëhershëm me përfaqësues të EULEX-it për të diskutuar procedurat administrative dhe ligjore për dorëzimin e dokumentit mbi pretendimet për krime të luftës.

Të gjithë akterët premtuan që do të mbeten të angazhuar në proces, dhe OSBE do të monitorojë dhe do t’i përcjellë nga afër zhvillimet pasuese me akterët relevant.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut. Misioni avokon për të drejtën e kthimit, ose zgjidhjeve tjera të qëndrueshme, për personat e zhvendosur nga Kosova. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)