11 Maj 2024

Operacioni “Ryshfeti” vë në pranga pesë të dyshuar

Prishtinë, 11 shtator - Inspektorati Policor i Kosovës pas një hetimi intensiv për më shumë se shtatë muaj, ka ndërmarrë sot një operacion  bastisje në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt.

Operacioni ka rezultuar me arrestimin e pesë personave me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale: dhënie të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së veprës penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, ushtrim të ndikimit etj.

 Dy nga të dyshuarit e arrestuar janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, njëri toger policor e  tjetri hetues. 

Me autorizim të Prokurorisë Themelore personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të rregullta gjyqësore kurse dy zyrtarët policorë janë suspenduar.

Veprimet e tilla IPK-ja i ka ndërmarrë duke u bazuar në urdhëresat e prokurorisë së EULEX-it dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.

Në këtë aksion disa orësh mbështetje për hetuesit e IPK-së  kanë qenë edhe këto njësi policore: Njësiti Special Operativ (NJSO) i Policisë së Kosovës, njësiti i forensikës, Drejtoria kundër krimit të organizuar etj.

Në përfundim ky aksion përveç arrestimeve ka rezultuar edhe me konfiskimin e armëve, municionit, kompjuterëve, dokumente të ndryshme, një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme etj.

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunim në lidhje me këtë rast dhe i inkurajon të gjithë për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)