05 Maj 2024

Operacioni “Rrjeta” vë në pranga katër të dyshuar

Prishtinë, 28 shkurt - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve disamujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar që merrej me kontrabandë me migrantë, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe krim i organizuar, më 5 dhe  6 shkurt të këtij viti  kishte ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “Rrjeta” në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Gjatë këtij operacioni sipas policisë ishte arrestuar një pjesë e këtij grupi kriminal të cilët në vazhdimësi dyshohej se kryenin veprat penale kontrabandë me migrantë, falsifikim të dokumenteve dhe krim i organizuar.

Si rezultat i procesit hetimor më 27 dhe 28 shkurt 2013 operacioni policor ka vazhduar në rajonin Mitrovicës, Graçanicë dhe Podujevë, ku janë arrestuar edhe katër të dyshuarit tjerë si pjesë e këtij grupi. 

Të dyshuarit e arrestuar janë: B. H -1964: A. L - 1966; B. D 1967 dhe A. B - 1978      

Gjatë kontrollimit të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: 209 dokumente të ndryshme (kopje të pasaportave, certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë të Serbisë etj.); 6  telefona celularë; 2 SIM kartela; 1 armë automatike e tipit AK 47 dhe 139 fishekë.  

Bazuar në të gjeturat e procedurës hetimore policia dyshon se ky grup në mënyrë  të organizuar kanë kryer veprat penale kontrabandë me migrantë, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe krim i organizuar për persona të ndryshëm të cilët  organizonin kontrabandën e personave për në shtetet evropiane.

Për këto shërbime ky rrjet përfitonte shuma të mëdha të parave në mënyrë të kundërligjshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)