06 Maj 2024

Operacion i bastisjes në Pejë, konfiskohen armë

Prishtinë, 24 maj - Sot, Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it,  bastisi dhjetë shtëpi në rajonin e Pejës në vendbanimet e nëntë personave që dyshohen të jenë të përfshirë në një krim të rëndë.

Policia konfiskoi 4 kg të një pluhuri të dyshimtë me ngjyrë të bardhë, 50 telefona celularë, disa armë zjarri përfshirë katër kallashnikova, municion dhe disa granata të dorës.

Operacioni është kryer si pjesë e një hetimi afatgjatë të prokurorit të EULEX-it.  Urdhrin për bastisje e lëshoi dje një gjykatës vendas i procedurës paraprake. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)