03 Maj 2024

OKB e OSBE dënuan sulmin ndaj Nazlie Bales

Prishtinë, 28 mars - Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander dënoi sot fuqishëm sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj aktivistes së mirënjohur për të drejta të njeriut, Nazlie Bala.

Bala kishte marrë pjesë në një debat televiziv rreth të drejtave të grave të dhunuara gjatë konfliktit, të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës më 18 mars 2013 dhe të moderuar nga Edita Curri. Më 20 mars, Bala mori kërcënim me vdekje, përderisa ishte kërcënuar edhe siguria e familjes së Currit. 

“Unë jam e tmerruar nga sulmi ndaj zonjës Bala dhe e dënoj fuqishëm këtë akt të pakuptimtë”, tha Nikander. “Kërkoj nga organet për zbatimit të ligjit që t’i sjellin para drejtësisë kryesit e këtij akti dhe të ofrojnë mbrojtje adekuate për personat që përballen me kërcënime”, shtoi ajo. 

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.

Lidhur me sulmin fizik ndaj Znj. Nazlie Bala edhe Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka shpreh shqetësimet e mëdha rreth situatës aktuale për sa i përket mbrojtjes së aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Më 20 mars 2013, Znj. Bala u kërcënua me vdekje nga individ/ë të panjohur  sepse ajo shprehu mendimin e saj në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të grave, të cilat kanë qenë viktima të abuzimit seksual që lidhet me konfliktin në Kosovë.

Znj. Edita Curri gjithashtu u kërcënua me vdekje pas programit televiziv që është emetuar më 20 mars, gjatë të cilit Znj. Bala ka shprehur pikëpamjet e saj.

Ekipi i OKB-së në Kosovë u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin përpjekje të vazhdueshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Znj. Bala dhe Znj. Curri si dhe të çdo personi tjetër, të cilët mund të kërcënohen në mënyrë të ngjashme për shkak të aktiviteteve të tyre për të drejtat e njeriut.

Rendi juridik në Kosovë është i bazuar në parimet e respektit ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut dhe liria e shprehjes garantohet në mënyrë eksplicite me ligj. Prandaj, askush nuk do të duhej të kërcënohet sepse ka shprehur pikëpamjet e tij / saj. Ekipi i OKB-së në Kosovë u bën thirrje autoriteteve të Kosovës të sigurojnë që liria e shprehjes të është e garantuar.

Për më tepër, ekipi i OKB-së në Kosovë dëshiron të shprehë shqetësim serioz se këto ngjarje ka të ngjarë të kenë një efekt të dëmshëm në gratë që kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale gjatë konfliktit, duke i ekspozuar përsëri ndaj dhunës verbale dhe fizike që po rrethon debatin mbi të drejtat e tyre.

Së fundi, kjo mund të ketë pasoja negative në progresin e bërë në trajtimin e kësaj çështjeje nga akterë vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)