27 Prill 2024

OeSD suspendon kontratën e pasaportave biometrike për Kosovën

Vjenë, 4 dhjetor - Kompania austriake OeSD e ka suspenduar kontratën me Qeverinë e Kosovës për prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike për Kosovën.

Njoftimin kompania austriake e ka bërë në gazetën vjeneze “Der Standard”.

\"Për shkak të vonesave të vazhdueshme të pagesave nga ana e Republikës së Kosovës për kontratën për shpërndarjen e pasaportave, OeSD është detyruar që të suspendojë për momentin shërbimet që parashihen me këtë kontratë.

Rrjedhimisht, të ardhurat prej 700.000 euro për vitin fiskal 2012/2013 nuk do të mund të realizohen”, ka informuar kjo kompani.

Skandali i pasaportave po e mban në burg shtetasen gjermane Natali Velija, e cila dyshohet se ka përvetësuar 1.4 milion euro nga kjo kontratë, duke mos i bartur ato tek kompania austriake.

Ministri Bajram Rexhepi u ka rezistuar thirrjeve për dorëheqje pas skandalit, duke shkarkuar disa zyrtarë të MPB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)