30 Prill 2024

OEAK prezanton sigurinë në trafik

Prishtinë, 17 tetor - Rrjeti  i Përgjegjësisë Shoqërore Korporative, që funkcionon nën Odën Ekonomike Amerikane, me kënaqësi prezanton pjesën e dytë të programit ‘’siguria  në trafik”.

“Programi i Sigurisë në Trafik” filloi në vitin e kaluar me 4 shkolla dhe tani janë të përfshira 7 shkolla në gjithë Kosovën.

Qëndrimi dhe sjelljet ndaj sigurisë në trafik janë reflektim i vlerës që ka brenda komunitetit. Punonjësit që i ndihmojnë fëmijët të kalojnë rrugën, luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve që ecin për në shkollë pasi që ju ndihmojnë atyre t’a kalojnë rrugën sigurtë në udhëkryqin me komunikacion të dendur.

Rrjeti shpreson që përmes implementimit të programit që përfshijnë punonjësit të cilët i ndihmojnë fëmijët në kalimin e rrugës në shkolla fillore, njerëzit do t’a ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj sigurisë dhe si pasojë do të përmirësojnë sjelljet e tyre në rrugë.

Duke bashkëpunuar me policinë lokale në Prishtinë dhe Pejë, Rrjeti i identifikoi lokacionet ku këta punonjës janë të nevojshëm. Rrjeti pastaj punësoi pensionistët t’i ndihmojnë fëmijët.

Idea për punësimin e pensionistëve ishte që të promovojnë moshën aktive. Rrjeti krijoi procedurën e kalimit të rrugës dhe i pajisi punonjësit me shenja për kalimin e rrugës, jelekë reflektues dhe xhaketa të shiut. Kjo përmirësoi dukshmërinë që ju a bën të mundur motoristëve dhe këmbësorëve të shohin punonjësit dhe shenjat që ata shfaqin.

Programi ka pasur sukses të madh në vitin e parë pa aksidente të raportuara ku përfshihen nxënësit e shkollës. Shkollat e përfshira në këtë program  janë: Në Prishtinë:Shkolla Emin Duraku, Shkolla Asim Vokshi, Shkolla Ismail Qemajl, Shkolla Hilmi Rakovica, Shkolla Xhemajl Mustafa;në Gjakovë:Shkolla Zekerija Rexha;  Në Deçan: Shkolla Lidhja Prizrenit;  dhe në Pejë: Shkolla Xhemajl Kada.
Rrjeti i Përgjegjësisë Shoqërore Korporative së Kosovës mbështetet nga 16 anëtarë dhe është anëtare e PShK-së në Evropë. Rrjeti fton anëtarë të rinjë t’i bashkangjiten dhe të ndihmojnë në krijimin e një komuniteti më të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)