29 Mars 2024

“Observer”: Kriminelët kontrollojnë veriun

Prishtinë, 7 gusht -  Gjermani, i cili komandon trupat paqeruajtësi të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjenerali Erhard Buhler ka thënë se është krimi i organizuar, jo politika që e mban botën syhapur kundrejt Kosovë. 

Kriminelët kontrollojnë gjithçka në veriun e Kosovës dhe ndezin tensionet etnike që sjellin konflikte sa herë që interesat e tyre kërcënohen, ka thënë Buhler.

Kriminelët i takojnë minoritetit serb dhe shumica shqiptare punon me ta, dhe sipas gjeneralit, “strukturat kriminale e kanë fjalën e fundit”, shkruan Thomas Brey në “Observer”.

Krimi i organizuar përdorë grupet ekstremiste për qëllime të saj. Ka mobilizuar “ushtarët” për të krijuar pengesa në rrugë e madje kanë paguar serbët për të “mbrojtur” ato barrikada, thotë gjenerali.

Krimi i organizuar qëndron edhe pas djegies së kufirit në Jarinje, që është pikë e mosmarrëveshjes mes shqiptarëve dhe serbëve.

Misioni, thotë gjenerali, ka zbuluar anëtarët e organizatave ekstremiste serbe, si “Lëvizja Nacionale Serbe 1389” dhe “Lëvizja për Atdheun Serb – Nderi”, si dhe huliganët e futbollit, në mesin e demonstruesve në veri të Kosovës. Pos këtyre kriminelëve dhe ekstremistëve, shumë shërbime sekrete serbe besohet të luajnë rol në këtë trazirë.

Shqiptarët e përbëjmë 90 për qind të dy milionë banorëve të Kosovës. Por, në rajonin verior, 55 mijë serbë kalojnë shqiptarët në numër në raportin 6 me 1. Të inkurajuar nga Beogradi, ata rezistojnë, dhunshëm kur është e nevojshme, çdo autoritet që vjen nga qeveria qendrore në Prishtinë. Ata janë armiqësor po ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian, misionit të EULEX-it.

Rajoni paraqet një agoni ekonomike dhe është e paqartë se sa banorë janë të përzier në aktivitetet që ndërlidhen me rrjetet e gjëra kriminale.

Vlerësohet se 2000 kriminelë udhëheqin rrjetin që e mbanë botën – BE-në, NATO-n dhe OKB-në deri te Këshilli i Sigurisë – në maje të gishtërinjve.

Ku vijnë të gjitha paratë?

Meqë nuk ka pothuajse fare ekonomi në Kosovën e veriut, gjithçka varet nga 285 milionët që Serbia i derdhë në këtë rajon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)